Gjendja në kufi: Dy orë pritje për dalje në Muçibabë

0%

Fluksi i shtuar i udhëtarëve gjatë sezonit veror po vazhdon të shkaktojë pritje në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës. Sipas të dhënave të fundit të përditësuara pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Muçibabë , ku qytetarët po presin deri në dy or ë për të dalë nga Kosova , ndërsa kolona në dalje arrin rreth 1 mijë e 200 metra .

Pritje ka edhe në disa pika të tjera kufitare. Në Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit , koha e pritjes për dalje është rreth 30 minuta , ndërsa kolonat arrijnë deri në 200 metra . Në pikën kufitare Kullë , pritjet për hyrje shkojnë deri në 10 minuta , me kolonë rreth 150 metra , ndërsa në Vërmicë pritjet për hyrje janë deri në 10 minuta .

Në shumicën e pikave të tjera kufitare, pritjet janë minimale, nga 3 deri në 5 minuta , si në hyrje ashtu edhe në dalje. Autoritetet vazhdojnë të rekomandojnë që udhëtarët të informohen për gjendjen në kufi para nisjes dhe, kur është e mundur, të përdorin pika alternative për të shmangur pritjet e gjata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com