Interi “sakrifikon” shqiptarin për goditjen e madhe, Asllani pjesë e

0%

Interi ka bërë një lëvizje për transferimin e sulmuesit francez Moussa Diaby nga Al-Ittihad, duke e përfshirë në ofertë edhe mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani. Sipas mediave italiane, klubi zikaltër i ka propozuar skuadrës saudite një ofertë rreth 18 milionë euro, ku pjesë e marrëveshjes do të ishte edhe kartoni i Asllanit.

Diaby shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të Interit, ndërsa raportohet se vetë sulmuesi francez është i gatshëm për një rikthim në Serie A. Në anën tjetër, Asllani pritet të largohet këtë verë nga Interi, pasi nuk është përfshirë në kampin përgatitor të skuadrës.

Mesfushori shqiptar ka kontratë me klubin italian deri në vitin 2028. 24-vjeçari ka zhvilluar 42 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë, duke shënuar pesë gola. Sezonin e kaluar ishte i huazuar te Besiktasi, por klubi turk nuk e aktivizoi opsionin për blerjen e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për shërbimet e Asllanit kanë shfaqur interes edhe disa skuadra të Serie A, përfshirë Atalantën, Sassuolon dhe Cagliarin, ndërsa një kalim te Al-Ittihad do t’i ofronte mesfushorit shqiptar një mundësi të re për më shumë minuta në fushë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com