Më është paraparë të mbahet seanca dëgjimore për të arrestuarin J.R. në rastin e varrezës masive që dyshohet se është gjetur në Kalludër të Vogël të Zubin Potokut . Prokuroria Speciale ka kërkuar masë paraburgimi ndaj të arrestuarit J.R., i dyshuar për veprën penale – krime lufte kundër popullsisë civile. Këtë e ka konfirmuar për Kallxo.com zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.
Rreth kërkesës për masën e paraburgimit, Gjykata ende nuk ka dalë me njoftim. J.R. u arrestua nga Policia e Kosovës më si i dyshuar për krime lufte në lidhje me rastin e Zubin Potokut. Më Prokuroria Speciale kishte kërkuar që në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut të fillonin gërmimet mbi dyshimin për një varrezë masive me mbetje mortore të viktimave nga lufta e fundit në Kosovë.
Në lidhje me këtë fillimisht janë arrestuar dy persona të tjerë . Për arrestimin e J.R., Prokuroria Speciale në komunikatën e lëshuar më kishte bërë të ditur se J.R. u arrestua pas një pune intensive hetimore me qëllim të zbardhjes së rasteve që lidhen me krime lufte.
“Arrestimi i të dyshuarit është rezultat i një pune intensive hetimore, të zhvilluar nga hetuesit policorë dhe Prokuroria Speciale, në kuadër të përkushtimit të vazhdueshëm institucional për hetimin dhe zbardhjen e krimeve të luftës” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Njoftimin e Prokurorisë Speciale mund ta lexoni .
Nga njoftimi i Prokurorisë Speciale të datës , procesi i gërmimeve në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut është akoma në fazën e hetimeve. Zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Arbnora Luta, në një deklarim për media më tha se deri më tani janë lëshuar mbi 10 urdhra për zhvarrosje në kuadër të verifikimeve hetimore që po zhvillohen në këtë lokacion.
Megjithatë, ajo thekson se është ende herët për të folur për rezultatet e gërmimeve apo për numrin e mundshëm të personave që mund të jenë varrosur në këtë lokacion.
