Hafir Hoxha: Opozita ta thotë hapur, është kundër Albin Kurtit apo

0%

Ish-ushtaraku Hafir Hoxha ka reaguar lidhur me situatën politike në Kosovë, duke kërkuar që opozita të sqarojë nëse kundërshton Albin Kurtin si individ apo qeverisjen e tij.

Në një postim publik, Hoxha thekson se në një demokraci qytetarët janë ata që vendosin me votë, ndërsa vlerëson se nëse opozita beson se ka një alternativë më të mirë, duhet ta dëshmojë këtë përmes institucioneve, debatit parlamentar dhe programeve, e jo përmes bllokimit të krijimit të institucioneve. Ai shton se vendimin përfundimtar e merr gjithmonë qytetari përmes votës.

Postimi i plotë: Opozita duhet ta sqarojë se kundër kujt është: kundër Albin Kurtit apo kundër qeverisjes? Nëse, sipas opozitës, qeverisja e Albin Kurtit gjatë gjashtë viteve të fundit nuk ka qenë e mirë, atëherë lind një pyetje logjike: a është problemi i opozitës me një individ – Albin Kurtin – apo me qytetarët që vazhdojnë ta votojnë?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në një demokraci, qytetarët janë arbitri përfundimtar. Nëse një qeveri qeveris keq, populli ka mundësinë ta ndëshkojë me votë. Kjo ka ndodhur edhe më parë në Kosovë. Të njëjtët qytetarë që dikur i dhanë mbështetje të madhe LDK-së dhe PDK-së, më vonë ua zvogëluan besimin përmes votës. Pra, populli ka treguar se di të shpërblejë, por edhe të ndëshkojë qeverisjet sipas vlerësimit të tij.

Nëse opozita beson se qeverisja aktuale është e dobët, atëherë rruga demokratike nuk është bllokimi i institucioneve, sabotimi apo zvarritja e krijimit të tyre. Këto veprime vështirë se rrisin besimin e qytetarëve dhe seriozitetin e opozitës në zgjedhjet e ardhshme.

Përkundrazi, opozita duhet të përdorë të gjitha mekanizmat që i garanton demokracia: Kuvendin, debatet parlamentare, komisionet, interpelancat, gjykatat dhe instrumentet kushtetuese. Aty duhet të argumentojë me fakte çdo gabim që konsideron se ka bërë qeveria, të ofrojë alternativa më të mira dhe të dëshmojë se është e gatshme të qeverisë ndryshe.

Nëse partitë opozitare mendojnë se kanë një program më të mirë, ato duhet të bashkëpunojnë për të ndërtuar institucione funksionale dhe të bindin qytetarët me argumente e rezultate, jo vetëm me kritika. Në fund, vendimin e merr gjithmonë sovrani – qytetari me votën e tij.

Burimi: Bota Sot