Velesi dhe Gjevgjelia janë më të ngrohtat, ndërsa Kodra e Diellit është më e ftohta, sipas matjeve të fundit nga Drejtoria Hidrometeorologjike. Në Gjevgjeli në orën u regjistruan 36.5 gradë Celsius, dhe në Veles 36.2 gradë. Mbi 35 gradë u mat edhe në Demir Kapi (36.1°C), Kavadar (35.9°C), Shkup në Zajçev Rid (35.9°C) dhe Strumicë (35.1°C).
Në kryeqytet, në pikën matëse Shkup-Petrovec u regjistruan 34.9 gradë, ndërsa në Kumanovë temperatura arriti në 34.1°C. Ndër qytetet më të ngrohta janë Shtipi me 33.4°C, si dhe Tetova dhe Vinica me 33.0 gradë të matura. Në Topolçan u regjistruan 32.7°C, në Manastir 31.9°C, në Prilep 31.7°C dhe në Kriva Pallanka 31.6 gradë.
Temperaturat më të ulëta u matën në Pozharanë (30.6°C), Gjurishtë (29.5°C), Berovë (29.1°C), Pretor (29.0°C) dhe Radovish Pozhar (28.5°C). Më e ftohta në orën ishte në Krushevë me 27.8 gradë dhe në Kodrën e Diellit ku zhiva në termometër tregoi 20.4 gradë Celsius.
