40 milionë euro për sulmuesin e rivalëve

0%

Ditën e sotme, Como ka zyrtarizuar transferimin e Trevoh Chalobah nga Chelsea për 30 milionë euro. Objektivi i radhës i klubit të drejtuar nga Cesc Fabregas është të forcojë sulmin.

Mediet italiane zbulojnë se Como i ka ofruar 40 milionë euro Fiorentinës për transferimin e Moise Kean, megjithatë klubi vjollcë ka refuzuar pasi pretendon 62 milionë euro sipas klauzolës së vendosur për largimin e sulmuesit. Megjithatë, nuk përjashtohet aspak mundësia që të arrihet marrëveshja mes klubeve për një shifër 45-50 milionë euro.

Kujtojmë që Como do të luajë për herë të parë në historinë e saj në Champions League, ndaj po tregohet edhe mjaft aktive në merkato.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot