Kurti: Mërgata nuk është vetëm remitencë

0%

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e festivalit njëmujor të artit dhe kulturës “AS ANEJ, AS KNEJ”, i cili u hap sonte në Hotel Grand në Prishtinë. Kurti tha se festivali do t’i sjellë artistët nga mërgata për të reflektuar mbi dekadat e migrimit, mallit dhe kthimit.

“Sonte në Hotel Grand në kryeqytet u hap festivali njëmujor i artit dhe kulturës ‘AS ANEJ, AS KNEJ’, i cili do t’i sjellë artistët tanë nga mërgata për të reflektuar mbi këto dekada migrimi, malli e kthimi”, ka shkruar Kurti. Ai theksoi se mërgata është e integruar në vendet ku jeton, por mbetet e lidhur ngushtë me Kosovën. “Mërgata jonë është e integruar mirë atje ku jeton.

Por me zemër, me mendje dhe me përkrahje, gjithmonë ka qenë edhe në Kosovë” , ka deklaruar Kurti. Sipas tij, mërgata nuk është vetëm burim remitencash, por edhe një potencial i rëndësishëm profesional dhe intelektual. “Sepse mërgata nuk është vetëm remitencë. Mërgata është dituri: inxhinierë, mjekë, hulumtues, arkitektë, mësimdhënës, artistë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

E ne po e hapim një derë ku ajo dituri ka pse e si të vijë” , ka thënë Kurti.

Burimi: Bota Sot