Teuta ka triumfuar me rezultatin 1-0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” kundër skuadrës së Besëlidhjes së Lezhës. Golin e vetëm të këtij takimi dhe që vulosi fitoren e durrsakëve e ka shënuar mesfushori Sherif Kallaku. Paraqitje të mirë zhvilluan dhe Lezhianët e trajneri Elvis Plori. Durrsakët patën raste të shumta, por pa mundur të realizonin golin e dytë.
Kjo ndeshje i ka shërbyer stafit teknik për të parë gjendjen e skuadrës, e cila po vazhdon të marrë formë dhe të përgatitet maksimalisht për startin e sezonit të ri futbollistik, i cili është caktuar të nisë më 22 gusht.
