Chelsea rrit ofertën për zëvendësuesin e ëndrrave të Alonsos për Marc

0%

Chelsea po shton përpjekjet për të transferuar mbrojtësin e majtë të Rayo Vallecanos, Pep Chavarria, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Marc Cucurellas pas largimit të këtij të fundit te Real Madridi. Sipas Fabrizio Romanos, londinezët kanë paraqitur një ofertë të përmirësuar për 28-vjeçarin spanjoll, me synimin për të bindur Rayo Vallecanon të japë dritën jeshile për transferimin.

Ndërkohë, MARCA raporton se klubi spanjoll e kishte refuzuar më herët ofertën fillestare të Chelseat, e cila kapte vlerën e 15 milionë eurove, pasi e vlerëson Chavarrian me rreth 25 milionë euro. Shuma e ofertës së re nuk është bërë e ditur, por bisedimet mes palëve vazhdojnë dhe një marrëveshje mund të arrihet shumë shpejt.

Chavarria nuk ka luajtur në asnjërën prej tri ndeshjeve miqësore të Rayo Vallecanos gjatë korrikut, pasi raportohet se prioriteti i tij është transferimi në “Stamford Bridge”. Po ashtu, nuk pritet të ketë probleme për arritjen e marrëveshjes personale me futbollistin. Përforcimi i krahut të majtë të mbrojtjes është një nga prioritetet kryesore të Chelseat pas largimit të Cucurellas.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe pse Jorrel Hato la përshtypje pozitive në sezonin e tij të parë në Angli, klubi beson se zhvillimi i tij afatgjatë mund të jetë më i mirë në rolin e qendërmbrojtësit. Chavarria e bëri debutimin në La Liga vetëm në moshën 24-vjeçare, por pas paraqitjeve të mira me Real Zaragozan, u transferua te Rayo Vallecano në verën e vitit 2022 me kërkesën e trajnerit të atëhershëm Andoni Iraola.

Nën drejtimin e Iraolës dhe më pas të Inigo Perez, ai u shndërrua në një nga mbrojtësit më të qëndrueshëm në kampionatin spanjoll. Sezonin e kaluar ishte një nga lojtarët më të besuar të trajnerit, duke qenë titullar në 29 ndeshje të La Ligas dhe duke ndihmuar Rayon të zhvillonte një sezon historik, ku klubi arriti deri në finalen e Ligës së Konferencës.

Chelsea beson se spanjolli është gati të japë kontribut të menjëhershëm dhe mund të mbulojë me sukses boshllëkun e lënë nga Cucurella, falë aftësisë për të luajtur si mbrojtës i majtë klasik, por edhe si krah i avancuar.

Londinezët tashmë kanë përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes me transferimin e Marco Palestras, ndërsa tani synojnë të kompletojnë repartin defensiv me afrimin e Chavarrias.

Burimi: Telegrafi