Data do të shënohet si një ndër ditët më të trishta në jetën politike të Shqipërisë. Ministri I Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, njoftoi se kishte rënë dakord parimisht me homologun e tij shqiptar, Ferit Hoxha, për të hapur një konsullatë të Serbisë në Shkodër dhe një konsullatë të Shqipërisë në Bujanvc, Lugina e Preshevës.
Lajmi nuk u dha nga pala shqiptare, ngase Ferit Hoxha kishte frikë të publikonte një marrëveshje si kjo. Prandaj dhe u pranua që njoftimin ta bënte pala serbe. Që këtu fillon hilja. Kur lajmin edhe për shqiptarët e jep pala tjetër dhe jo institucioni përgjegjës shqiptar, gjithmonë kemi të bëjmë me intrigën e tradhtisë ndaj Shqipërisë.
Konsullata serbe në Shkodër është akti unik në historinë e qeverisjes në Shqipëri në shërbim të interesave dhe dominimit të Serbisë në këtë qark, në Shqipëri dhe rajonin tonë. Nuk ka guxuar të hapë konsullatë të Serbisë në qytetet shqiptare asnjë kryeministër dhe asnjë ministër I jashtëm shqiptar, para Edi Ramës dhe Ferit Hoxhës, përveç Enver Hoxhës në vitet 1944-1948.
Ky fakt na bën me dije se vasaliteti I politikës dhe diplomacisë së sotme të Tiranës është rikthyer në nivelin e ulët e të turpshëm të këtij vasaliteti në fund të Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë që duhet thënë se Esat Pashë Toptani ishte në frontin e luftës për ta mbrojtur Shkodrën nga pushtimi serbo-malazez ( – ).
Ndërsa Edi Rama dhe Ferit Hoxha e rikthyen Serbinë në Shkodër, sepse Shkodrën e duan si zontë konflktesh me Serbinë, me qëllim që nga kjo të mbijetojë diktatura e mefies. Në të ardhmen ne do të shohim se si Shkodra do të kthehet në mollë sherri midis Serbisë dhe qeverive atdhetare të Tiranës.
Por sa kohë është në pushtet kryeministri më i mirë për Serbinë që nga koha e Pashiqit, pra Edi Rama, Beogradi do të bëjë çfarë atij t’ia dojë qejfi me Shkodrën dhe me të gjithë Shqipërinë. Edi Rama ka ardhur në pushtet me bekimin e ish-presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, përmes një marrëveshjeje të nënshkruar në prezencën e tij po në Shkodër.
Prezenca e Tadiq dhe nënshkrimi i marrëveshjes në Shkodër më ishin prelud i asaj që do të ndodhte më vonë në marrëdhënit e shkëlqyera midis Tiranës dhe Beogradit zyrtar, midis pasardhësve të diktatorit Hoxha në Shqipëri dhe pasardhësve të diktatorit Sllobodan Milosheviç në Serbi.
Askush tjetër nuk ka dashur ose ndoshta edhe nuk ka guxuar të ndërtojë ura bashkëpunimi midis Tiranës dhe Beogradit, në kurriz të interesave së paku të Kosovës, si Edi Rama. Shqipëria ka kaluar një sërë etapash kërcënimi nga bashkëpunimi Rama-Vuçiq dhe nga urrejtja e këtyre të dyve sidomos kundër Kosovës, por edhe kundër opozitës nacionaliste në Shqipëri.
Këto kërcënime të dyshes në lidershipin e Tiranës dhe Beogradit kanë dështuar për shkak të reagimeve të atdhetarëve në Shqipëri, Kosovë dhe gjithë trevat shqiptare. Por edhe për shkak të konjukturave ndërkombëtare.
Kur Faik Konica shkruante se Shqipëria shpëtoi për shkak të rastësisë, ai kishte parasysh pikërisht faktin se vendi ynë nuk u mbrojt nga lidershipi i saj, por nga konjukturat ndërkombëtare.
Këto konjuktura ndikuan që të krijohej shteti shqiptar i Londonit, që të mbrohej jugu i Shqipërisë nga pretendimet ekspansioniste të Greqisë, që të çlirohej Kosova nga sundimi dhe pushtimi i Serbisë etj. Ndërsa ndarja e Kosovës u pengua kryesisht për shkak të konjukturës, sepse disa Fuqi të Mëdha nuk donin të krijonin precedentin e ndryshimit të kufijve.
Po ashtu Open Balkan u ndërpre dhe u shua për të njëjtën arsye.Ndërkohë që Edi Rama ishte në të njëjtën linjë politike me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për ndarjen e Kosovës ose shuarjen e shtetësisë së saj përmes Open Balkan, së paku Gjermania, Britania e Madhe dhe Turqia ishin kategorikisht kundër këtyre përpjekjeve.
Por në rastin e marrëveshjes për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër nga ana e Serbisë nuk pritet që këtë vendimmarrje ta zhbëjnë Fuqitë e Mëdha, edhe pse disa prej tyre janë të pakënaqura. Ky është një vendim, të cilin juridikisht e marrin qeveritë përkatëse të Shqipërisë dhe Serbisë.
Serbia shfrytëzoi momentin kur në krye të qeverisë shqiptare është ende njeriu i tyre besnik dhe shef i diplomacisë po ashtu një servil klasi, me të cilin politikani besnik i Beogradit, Edi Rama, fshin qyrrat. Megjithatë ende ka zgjidhje. Një marrëveshje e tillë duhet të kalojë në parlament.
Nëse deputetët e mazhorancës e votojnë atë marrëveshje, ata bëhen bashkëfajtorë në tradhtinë e tyre kundër shtetit dhe kombit shqiptar. Duhet të shpresojmë se marrëveshja nuk do të kalojë në parlament. Por nuk mjafton vetëm shpresa. Sipas kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në politikën e jashtme ka një rol presidenti i Republikës.
Ne nuk e dimë, nëse ai është i përfshirë në këtë projekt. Por nëse jo, atëherë kreu i shtetit duhet të përdorë të gjitha hapësirat kushtetuese dhe ligjore për ta penguar dhe zhbërë këtë marrëveshje anti-shqiptare.
Politika atdhetare në Shqipëri, Kosovë, Luginën e Preshevës, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, duhet të reagojë, të pozicionohet, të kundërshtojë që të krijohet një ambjent kundërshtues dhe një frymë reagimi e paparë ndonjëherë. Kësaj radhe jo më kundër Serbisë dhe Beogradit, por kundër autoriteteve që qeverisin Tiranën zyrtare. Nuk mund të ketë liri në vendimmarrjet anti-shqiptare.
Në demokraci këtë lloj lirie në tradhti e pengojnë dhe duhet ta pengojnë forcat përparimtare, atdhetare dhe demokratike. Eshtë e drejtë e të gjithë atyre politikanëve dhe shqiptarëve që u shpërfillën për marrjen e vendimit në fjalë, të reagojnë, të protestojnë dhe t’i japin kësaj ngjarjeje emrin që meriton, atë të tradhtisë kombëtare!
Edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të reagojnë dhe mos kompleksohen nga fakti se ata përfitojnë një konsullatë shqiptare në Bujanovc. Sa kohë të zhvillohen politika pro-serbe nga qeveria e Tiranës konsullata e Bujanovcit do të luajë rolin e partizanëve të Enver Hoxhës në periudhën e 1944-1945-ës në Kosovë, pra rolin pro-serb në Luginë!
Kam lexuar disa shpjegime pro-serbe në medie. Sidomos ato të Kosovës. Një prej tyre ishte reagimi i Berat Buzhalës, i cili kërkonte që marrëveshja në fjalë të lexohet si e suksesshme, pasiqë “konsullata serbe në Shkodër nuk ka shumë punë, sepse në këtë qark jetojnë vetëm 50 serbë”.
Aq shumë e thjeshtëzonte Buzhala këtë marrëveshje, sa të shkon mendja se marrëveshja ishte nënshkruar midis Shqipërisë dhe Gjermanisë psh. Buzhala dhe të tjerë po përpiqen të na bëjnë naivë, duke na quajtur ne emocionalistë. Por fatkeqësisht nuk kemi qëlluar edhe injorantë. Ne e dimë se Serbia dhe Mali i Zi kanë luftuar gati gjashtë muaj për ta marrë Shkodrën nën sovranitetin e tyre.
Ne e dimë se përmes Shkodrës Beogradi ka synuar për së paku dy shekuj të dalë në Adriatik. Ne e dimë se konsullata nuk u shërben atyre 54 qytetarëve shqiptarë me etni serbe, por qëllimeve të Beogradit për ekspansion, provokacione dhe influencë. Dhe kjo ndodhi po atë ditë që u shpall marrëveshja.
Atë ditë erdhën në Shkodër një grup studiuesish nga Beogradi dhe deklaruan se edhe Kalaja e Rozafëës është trashëgimi serbe. Të gjitha i dimë. Berat Buzhala nuk dëshiron t’i dijë këto. Nuk donte ta dinte as se ndarja e Kosovës është interes i Serbisë, ndaj thoshte se shkëmbimi i territoreve është interes i Kosovës.
Po ashtu me këtë tezë mbrojti projektin antishqiptar të Rama-Vuçiq të Open Balkan. Buzhala është në llogoren e vet serbe. Ndaj na flet për “mirëkuptimin, bashkëpunimin, miqësinë dhe lumturinë tonë që përfitojmë nga marrëveshjet pro-serbe të qeverisë shqiptare me Beogradin”! Madje ka çarë mikrofonat duke akuzuar Albin Kurtin se “Po na prish me Serbinë”!
Askush, në asnjë vend të botës, sado demokratik të jetë ai vend, nuk do të guxonte të prodhonte kaq shumë propagandues të mbrapshtë kundër vendit të tij dhe pro vendit me një histori armiqësore së paku dy shekullore. Aq më tëpër pro një vendi që qeveriset nga pasardhësit e një diktatori si Milosheviçi, i cili kreu genocidekundër popullit shqiptar.
Këtë guxon ta bëjë kryeministri i Sqhipërisë, shefi I tij i diplomacisë dhe spinozat e tyre në medien shqiptare!
