Moti sot me diell dhe temperatura të larta, rekomandohet që të

0%

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) për sot ka parashikuar mot me diell dhe të nxehtë. Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet nga 32 deri në 36 gradë Celsius. Indeksu UV mbetet i lartë, prandaj IHMK rekomandon që të shmanget qërndrimi i zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës dhe pasditës së hershme.

“Temperaturat e larta dhe rrezatimi i fortë diellor mund të shkaktojnë lodhje, dehidrim dhe shqetësime tek personat me sëmundje kronike, fëmijët dhe të moshuarit. Rekomandohet konsumimi i lëngjeve, shmangia e aktiviteteve të rënda fizike në ambiente të hapura gjatë mesditës dhe qëndrimi në vende të freskëta” – thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Po ashtu IHMK ka thënë se moti me diell the temperaturat e larta do të favoriziojnë pjekjen dhe vjeljen e kulturave bujqësore, si dhe zhvillimin e proceseve fenologjike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Megjithatë, temperaturat e larta do të rrisin avullimin dhe humbjen e lagështisë nga toka, prandaj rekomandohet ujitje e rregullt e kulturave që janë në fazat më të ndjeshme të zhvillimit, sidomos gjatë orëve të hershme të mëngjesit ose në mbrëmje, për të shmangur stresin termik dhe humbjet e ujit” – ka thënë IHMK-ja.

Burimi: Kallxo