Babai dyshohet se qëlloi me armë djalin e tij në Suharekë, arrestohet

0%

Një person është plagosur me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje familjare në Suharekë, ndërsa babai i tij është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më , rreth orës . Pas një konflikti në familje, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri djalin e tij.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe aktualisht po trajtohet në Spitalin e Prizrenit. Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit kompetent, është dërguar në mbajtje.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi