AEK-u i Athinës është duke fituar momentalisht miqësoren përballë St Truiden me rezultatin e pastër 3-0. Në këtë “test” për skuadrën greke që vlen në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri në Superligë, është bërë protagonist mbrojtësi i Kombëtares, Stavro Pilo i cili i shënoi dy gola, respektivisht në minutën e 7-të dhe tjetrin në të minutën 18-tën.
Një moment shumë i mirë për lojtarin shqiptar i cili i ka marrë seriozisht këto përgatitje, kur kujtojmë se Shqipëria do të rikthehet në fushë në shtator për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
