Mbyllet pista argjentinase, Juventusi njofton Aston Villa-n për

0%

Juventusi ka marrë një vendim përfundimtar për sa i përket përforcimeve në portë, duke hequr dorë zyrtarisht nga transferimi i argjentinasit Emiliano “Dibu” Martinez.

Sipas informacioneve të raportuara nga eksperti i tregut të transferimeve, Fabrizio Romano, drejtuesit e klubit bardhezi i kanë komunikuar tashmë zyrtarisht klubit të Aston Villa-s se portieri nuk është më pjesë e planeve të tyre për këtë sezon. Arsyeja kryesore e kësaj tërheqjeje lidhet ngushtësisht me aspektin ekonomik.

Kostot e operacionit vlerësohen si tepër të larta për buxhetin aktual të klubit italian, çka e bën të pamundur konkretizimin e marrëveshjes. Përballë kërkesave të larta financiare të klubit anglez, Juventusi ka vendosur të mos thellohet në negociata dhe të mbajë të paprekur bilancin financiar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me mbylljen e kësaj piste, skuadra torineze pritet të orientojë vëmendjen drejt alternativave të tjera më të përballueshme në treg, ndërsa portieri argjentinas duket se do të vazhdojë aventurën e tij në Premier League.

Burimi: Bota Sot