Diomande – Real Madrid, detajet e fundit nga Spanja

0%

Transferimi i Yan Diomande te Real Madridi vazhdon të mbetet i bllokuar, pasi RB Leipzig ende nuk i është përgjigjur ofertës së klubit spanjoll. Sipas gazetarit Florian Plettenberg, pavarësisht kontakteve të vazhdueshme mes palëve, ende nuk ka asnjë marrëveshje për kalimin e talentit nga Bregu i Fildishtë në “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi mbetet i interesuar për ta transferuar Diomanden, por drejtuesit e Leipzigut vazhdojnë të mos japin një përgjigje për ofertën e paraqitur nga “Los Blancos”. Negociatat janë ende në zhvillim, ndërsa mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë një marrëveshje para mbylljes së afatit kalimtar.

Burimi: Bota Sot