Xhemajli pritet të shitet nga Egnatia

0%

Egnatia po përgatitet për ndeshjen e parë të turit të tretë të Europa League kundër Shamrock Rovers në Irlandë, por për trajnerin Nevil Dede nuk ka lajme të mira. Pas Bakajokos së dëmtuar, ai duket se do të humbasë edhe mbrojtësin Arbenit Xhemajli, i cili ka mbajtur shiritin e kapitenit në ndeshjet e fundit. Xhemajli nuk ka pësuar asnjë dëmtim, ai pritet të shitet nga Egnatia në Malejzi.

Ende nuk ka asgjë zyrtare, por gjasat janë që mbrojtësi këtë herë të largohet vërtet nga kampionët në fuqi. Kujtojmë që ai u përfol shumë për kalimin në një kampionat të huaj edhe në merkaton e dimrit, madje u largua nga skuadra disa ditë, por më pas u kthye.

Nëse largimi i Xhemajlit do të zyrtarizohet, atëherë trajneri Nevil Dede do të humbiste një tjetër titullar me peshë pas sulmuesit Bakajoko, që do të mungojë gjatë. Rrogozhinasit kanë organikë të plotë, megjithatë eksperienca e Xhemajlit do t’i nevojitej skuadrës në Europë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot