Shpërndaje në: Klubi rus i futbollit, Rubin Kazan, ka publikuar një video prej 20 minuta me imazhet e Mirlind Dakut para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së xhiros së dytë të kampionatit rus kundër Akronit, të shtunën. Në video shfaqen goli, lotët, përqafimi dhe fjalimi i Dakut para bashkëlojtarëve dhe trajnerëve të Rubin Kazanit në dhomat e zhveshjes.
Ishte ndeshja e fundit e Dakut me fanellën e Rubin Kazanit. Ai shënoi gol në fitore, ndërsa ka dy gola në dy ndeshjet e para kampionale. Pas ndeshjes Dakut është ngritur lartë nga bashkëlojtarët, ndërsa i kishte sytë me lot. Sytë me lotë i kishte edhe pasi përfundoi fjalimin para bashkëlojtarëve dhe trajnerëve të ekipit nga Kazani.
Edhe Futboll 14 dhj 2025 Salah largohet përkohësisht, por pyetjet mbesin “Faleminderit shumë për këto tri sezone që kemi kaluar së bashku. E di që vij nga një ligë më modeste se kjo e Rusisë dhe do të doja të falënderoja të gjithë futbollistët rus që na bëjnë ne të huajve të ndihemi si në shtëpi këtu. Nuk di çfarë tjetër të them…
Është e vështirë për mua, por është pjesë e jetës dhe është e rëndësishme të ruajmë gjithmonë marrëdhëniet që kemi. Faleminderit shumë”, tha Daku në videon e publikuar të dielën. Mediumet ruse e bëjnë punë të kryer kalimin e tij te Spartak Moska për 11 milionë euro. Daku te Rubini është prej vitit 2023, ndërsa i ka shënuar 37 gola në kampionatin e Rusisë.
Sulmuesi është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë. Te Rubini ishte lojtari më i mirë. Trajneri Frank Artiga, vlerësoi lart Dakun. “Nuk e di saktësisht se çka do të ndodhë nesër apo gjatë javës, por shenjat janë goxha të qarta. Dhe pavarësisht se çka ndodh, Daku, pos që është lojtar i madh, është person shumë i dashur në zhveshtore. Ai është lojtar që i jep skuadrës shpirtin e duhur.
E ka dërguar Rubinin në një tjetër nivel. Çka do të ndodh, i dëshirojmë fat”, ka thënë Artiga. Edhe ish-trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov, foli për sulmuesin kosovar. “Mora përgjegjësinë për transferimin e tij. Thanë se ishte i padobishëm, se askush nuk kishte nevojë për të, edhe pasi gjithçka ishte vendosur. Në fund, e blenë për 1.2 milion.
Ne folëm me presidentin e klubit Marat Safiullin dhe më në fund arrita ta bindja. Premtova se mund ta shisnim për 4-5 milionë euro. I jam mirënjohës presidentit që na ndihmoi dhe morëm vendimin e duhur”, ka thënë Rakhimov për mediumin rus “Sport”. “Mendoj se ai mund të luajë për Spartakun. Është çështje se si është trajtuar.
Është e rëndësishme që trajneri të kuptojë se ai nuk është zëvendësues. Ai duhet të hyjë menjëherë në fushë dhe të gjejë ritmin. Mund të zëvendësohet në minutën e 70-të, por duhet të rimëkëmbet dhe të futet në lojë. Një lojtar me atributet e tij fizike dhe aftësitë e tij me topin do të jetë një aset për çdo ekip”.
Edhe Futboll 3 qer 2026 Pse tifozët e futbollit në Amerikën Latine ndihen thuajse “të shenjtë” Ish-lojtari i Lokomotivës së Moskës dhe Rusisë, Yuri Semin, tha se Spartaku “ka blerë lojtarin më të mirë të kampionatit”. Ka pasur edhe njohës që e kanë vlerësuar jo të duhur për Spartakun. Por Daku tashmë po i bashkohet njërit prej ekipeve kryesore në Rusi.
