Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Itali, ku pesë persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë kanë mbetur të lënduar. Ngjarja është regjistruar në zonën Colli sul Velino, në kufirin mes rajoneve Lazio dhe Umbria, ku janë përfshirë një autobus, një autokamp dhe tre automjete të tjera.
Sipas mediave italiane, tre nga të lënduarit janë transportuar me helikopter në spitale për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ndërsa 24 persona të tjerë, me lëndime më të lehta, janë dërguar në qendra të ndryshme spitalore të zonës.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet e urgjencës, zjarrfikësit dhe forcat e policisë, të cilat kanë zhvilluar operacionet e shpëtimit dhe sigurimit të zonës. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat që çuan në aksidentin me pasoja fatale. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
