Harry Styles përjetoi një moment të papritur gjatë koncertit të tij në Mexico City, kur u rrëzua në skenë teksa po performonte këngën e parë. Këngëtari britanik humbi ekuilibrin ndërsa lëvizte mbrapa, por reagoi me shpejtësi duke u ngritur menjëherë dhe duke vazhduar performancën pa ndërprerë këngën.
Ngjarja ndodhi më 1 gusht, gjatë koncertit të dytë nga gjashtë të planifikuarit në kryeqytetin meksikan, si pjesë e turneut të tij botëror “Together, Together”. Foto: Instagram Sipas mediave lokale, skena ishte bërë e rrëshqitshme për shkak të reshjeve të shiut. Pas rrëzimit, Styles bëri shaka me publikun duke thënë: “Tani që u rrëzova, mund të them se më në fund u njohëm vërtet.
Tani ndihem shumë rehat”. Videoja e momentit u përhap në rrjetet sociale, ku fansat e vlerësuan profesionalizmin e artistit. Shumë komentuan se e menaxhoi situatën në mënyrën më të mirë të mundshme, gjersa të tjerë kujtuan se edhe gjatë kohës me “One Direction”, Harry kishte pasur momente të ngjashme në skenë.
