Në fshatin turistik në Prapashticë për herë të parë ka nisur Festivali i Flisë, një aktivitet që bashkon gastronominë tradicionale me trashëgiminë kulturore shqiptare. Që në orët e para të mëngjesit u ndez zjarri dhe nisi përgatitja e flisë 3 metra, e cila po piqet shtresë pas shtrese mes muzikës, valleve dhe atmosferës festive.
Vizitorë nga vende të ndryshme po shijojnë falas fli, djathë dhe kos fshati, ndërsa organizatorët thonë se qëllimi i festivalit është ruajtja dhe promovimi i traditës shqiptare, si dhe zhvillimi i turizmit rural.
Pjesë e programit artistik është edhe interpretimi me lahutë, tashmë është pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s nën interpretimin e lahutares së vetme në të gjitha trojet shqiptare. Festivali i Flisë po shndërrohet në një pikëtakim të shijes, kujtimeve dhe identitetit kulturor, do të vazhdoj deri në orët e vona dhe do të jetë i përvitshëm.
