Vazhdon të kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas njoftimit të ministrisë, kufizimi do të zbatohet në autoudhë nga ora deri në , për shkak të temperaturave të larta të parashikuara për ditën e nesërme.

Ministria ka bërë të ditur se kufizimi aplikohet pasi temperatura e parashikuar pritet të arrijë në 32 gradë Celsius ose më shumë. Ndërkohë, qarkullimi i automjeteve të tilla në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse do të lejohet pa kufizime. Nga kjo masë do të përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar. / Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi