Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm. Rasti ka ndodhur në fshatin Tërpezë të Vitisë, të premten në ora10:30. “I dyshuari mashkull kosovar, ka pësuar lëndime, pasi dyshohet se të njëjtit i ka shkrepur aksidentalisht pistoleta dhe i ka shkaktuar lëndime në dorë.
I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor Spitalin Rajonal në Gjilan”, thuhet në raport. Njësitet policore në shtëpinë e të dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën me karikator, 3-fishekë dhe 1-gëzhojë, të cilat dyshohet se e ka përdorur i dyshuari. I dyshuari pas tretmanit mjekësor dhe intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
