Qeveria ka vendosur pezullimin e përkohshëm të punimeve të ndërtimit dhe aktiviteteve të lidhura me to në zonat turistike gjatë sezonit veror. Masa hyn menjëherë në fuqi dhe do të jetë në zbatim deri më .
Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, i cili sqaroi se vendimi përcakton qartë kategoritë e punimeve që pezullohen, rastet që përjashtohen nga kjo masë, zonat ku zbatohet pezullimi, rregullat për lejet e ndërtimit, si edhe masat administrative që do të merren në rast shkeljesh. “Jo ‘dam dum’ në sezon.
Në zbatim të ligjit nr. 83/2026 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave, gjatë sezonit turistik 2026 pezullohen përkohësisht punimet e ndërtimit dhe aktivitetet e lidhura me to në zonat turistike. Periudha e pezullimit fillon me hyrjen në fuqi të këtij vendimi dhe përfundon më .
Kjo masë synon të garantojë zhvillimin normal të sezonit turistik, mbrojtjen e destinacioneve turistike dhe një mjedis më të qetë e cilësor për qytetarët dhe vizitorët”, shkroi Gonxhja në reagimin e tij.
Sipas ministrit, zbatimi i këtij vendimi do të monitorohet nga institucionet përgjegjëse, ndërsa subjektet që nuk respektojnë pezullimin e punimeve do të përballen me masat administrative të parashikuara në legjislacion. Postimi i plotë i ministrit Jo dam dum në sezon!
Në zbatim të ligjit nr. 83/2026 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave, gjatë sezonit turistik 2026 pezullohen përkohësisht punimet e ndërtimit dhe aktivitetet e lidhura me to në zonat turistike. Periudha e pezullimit fillon me hyrjen në fuqi të këtij vendimi dhe përfundon më .
Kjo masë synon të garantojë zhvillimin normal të sezonit turistik, mbrojtjen e destinacioneve turistike dhe një mjedis më të qetë e cilësor për qytetarët dhe vizitorët.
Vendimi përcakton qartë: Punimet që pezullohen; Punimet që përjashtohen nga pezullimi; Zonat ku zbatohet masa; Rregullat për lejet e ndërtimit; Masat administrative në rast shkeljesh; Institucionet përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e tij.
Ftojmë të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari ndërtimore të respektojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse për garantimin e një sezoni turistik të qetë, të sigurt dhe me standarde të larta.
