Në raportet Shqipëri – Serbi ka reciprocitet apo inferioritet…?!

0%

Gjatë të paktën gati 150 viteve serbët kanë vrarë barbarisht me dhjetëra mijëra shqiptarë, plot prej tyre pa u lënë emër e nishan në varre! Për më keq, pa e çuar as ndërmend me e pranue e jo më me kërkue falje për këtë antishqiptari, deri në barbari dhe genocid, krahasueshëm me të nazistëve me hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore!?

Me mijëra kufoma shqiptare janë lënë nën germadha, fushave, kodrave, pyjeve, faqeve të maleve, anas lume jve…dhe rrugëve për t’u masakruar edhe nga kafshët e egra ose janë groposur cekët, në Kosovë si dhe në troje etnike shqiptare në ish Serbi e ish Jugosllavi.

Aspak për çudi e rastësi, Rama-qeveria nuk merakoset thuajse fare ose bën ndonjë deklaratë sa me la gojën, për këto fakte e për këtë histori, mbush me jetë të prera mizorisht, me kufoma e tragjedi, që mund të lemerisin edhe të verbër e shurdhët njëkohësisht…!?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

As nuk reagoi fort apo SHQIPTARISHT për deklaratën genocidiste të ministres së Vucicit, Snezana Paunovic, se “po të ishte në krye të shtetit më 1998 do ta spastronte etnikisht Kosovën…!”

Jo vetëm kaq, Shqipëria e vogël, sidomos këto 10 vitet e fundit, është treguar bujare e madhe, duke lejuar në qytetet e mëdha turistike, si Durrësi, Vlora, Saranda…edhe dhjetra agjensi imobiliare serbe drejtë për drejtë ose me personel shqiptar, për të mos iu identifikuar origjina shtetërore!?

Disa pronarë më trima, nuk e fshehin origjinën e tyre, duke vënë tek dyert ose brenda, flamurin serb…!? Prej tyre, janë shitur dhe janë blerë qindra apartamente nga pronarë serbë, në plazhet shqiptare nga Ksamili në Velipojë!?

Merret me mend, se sipas një tradite të moçme serbo- jugosllave, nëpër ambjentet e tyre nuk punohet vetëm për biznesin për të cilin kanë marrë lejet, por edhe për të ndihmuar BIA- n dhe shtetin serb me ca shërbime të tjera “rutinore”!?

Rasti më i freskët i bujarise qeveritare shqiptare, “për reciprocitet”, ngjashëm sikur të barazohet një ledh fushe me një kodër, u jepet leje 15- 20 familjeve serbe, ose 54 serbëve gjithsejt, e drejta me pas një konsullatë në Shkodër!? Për koincidencë apo për më tepër, edhe në qytetin e lindjes apo të origjinës, të ministrit të jashtëm, Ferit Hoxha!?

Nënkuptohet se përse e do qeveria e Vuçiçit dhe sherbimi sekret i tij edhe një konsullatë në Shkodër! Edhe më SHQIP: për të pasur më shumë hapësirë, mundësi, liri…për me gjet ose ble edhe agjentë apo spiunë serbë në këtë qytet!

Kjo, pikërisht në këtë kohë, kur jo vetëm në Shkodër, por në mbarë Shqipërinë, “spiunët mund të blihen më lirë”, si rrjedhojë e pagave dhe pensioneve të ulët dhe çmimeve çmendurisht të lartë!

Kjo veprimtari nuk mund të mos përfshihet edhe në kuadër edhe të rreth 20 milionë eurove çdo vit në buxhetin e përgjithshëm vjetor të Serbisë( Greqia e ka rreth 40 milionë euro), janë të planifikuar për tu investuar në Shqipëri, kuptohet për qëllime spiunazhi, traditë e hershme, qysh nga koha e Milosheviçit e me dekada para tij……!?

Është për t’u theksuar se kundër hapjes së konsullatës serbe në Shkodër janë shprehur edhe figura të njohura të politikës ose me origjinë nga Shkodra si Ditmir Bushati, Pandeli Majko, Agim Nesho, Marjana Koçeku, deputetja e PD, Jorida Tabaku, e tj.

Në mënyrë figurative, hapja e një konsullate serbe në Shkodër, mund të mendohet edhe si një thikë e re pas shpinës së Kosovës, justifikuar trashë me qenien më afër nga diplomacia e Tiranës me shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc…!

Po në mënyrë figurative mund të mendohet dhe thuhet se serbët në Beograd e qytete të tjerë, mund të festojnë për këtë “fitore të re”, domethënë për konsullatën serbe në Shkodër, me fizarmonika, gërneta, fyej, dajre, tupana…!? Këto raste të reja të “flirtit të moçëm”

Enver- Tito; Milosheviç- Nano dhe të “miqësisë së re”, Vuçiç- Rama…, japin arsye të mendohet se pas “dështimit propagandistik” apo fjalaresk të “Ballkanit të hapur”, objektivat dhe detyrat e tij po vazhdojnë të realizohen në forma dhe rrugë të tjera, të hapura e të fshehta???!!!

Oooiii… për këtë qeveri, që po u shet edhe “vëllezërve serbë”, fare lirë apo badiava, copa toke Shqipëri, pallate, apartamente, komplekse turistike… nga Jugu në Veri..!?

Burimi: Bota Sot