Shqiptarët do ta realizojnë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, vendimin

0%

Historia moderne e Shqipërisë është ajo e viteve 1878 e deri më sot, e cila ka të hipotekuara ngjarjet më të mëdha historike e patriotike me rëndësi jetike, që mundësuan mbijetesën e kombit shqiptar.

Kjo, pasi gjatë kësaj periudhe shqiptarët janë përballur jo me një armik, por me shumë armiq të egër, barbarë, gjenocidistë dhe me kryqtarë e kryqëzata antishqiptare sllavo-helenike, të mbështetura e të përkrahura nga Evropa për asimilimin dhe asgjësimin e kombit shqiptar, madje edhe më keq sesa në Mesjetë, kur shqiptarët ishin përballë rrezikut të asimilimit sllav, grek dhe latin.

Triumfi i kombit shqiptar do të vijë pashmangshëm si realizim i përpjekjeve të rilindësve të mëdhenj të letrave, alfabetit dhe të shkollës shqipe, si Naum Veqilharxhi, Hoxhë Hasan Tahsini, Naim Frashëri, Sami Frashëri, Asdreni, Papa Kristo Negovani, Dora d’Istria, motrat Qiriazi, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Mihal Grameno, Faik Konica, Fan Noli, Kostandin Kristoforidhi, Aristidh Kola, si edhe i kontributit të mërgatës shqiptare në Stamboll, Rumani e Bullgari.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Triumfi i Kombit, Bashkimi Kombëtar, do të vijë si realizim i ngjarjeve më të mëdha gjithëkombëtare shqiptare: si realizim i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të Sulejman Vokshit, Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenit, Ali Pashë Gucisë, Idriz Seferit, Mehmet bej Dragës dhe Shahin bej Kolonjës; si realizim i Kuvendit të Lidhjes së Pejës me kryetar Haxhi Zekën; si realizim i Kuvendit të Vlorës të Ismail Qemalit më , kur baballarët e Kombit shpallën Pavarësinë, pavarësi të cilën e vulosën me pushkë patriotët shqiptarë me luftën triumfatore kundër planeve antishqiptare të Traktatit të Fshehtë të Londrës dhe të fuqive Britani–Rusi–Francë–Itali–Serbi–Greqi për ta fshirë nga harta edhe shtetin e cunguar shqiptar të krijuar në Londër.

Triumfi i Kombit do të vijë si realizim i asaj vepre të madhe vendimtare të Pavarësisë së Shqipërisë; i kryengritjeve të mëdha të Kosovës për liri e pavarësi kombëtare; i luftërave të Azem Galicës dhe çetës së tij; si realizim i asaj sakrifice të jashtëzakonshme të veprimtarisë së patriotëve të mëdhenj Hasan Prishtina, Elez Isufi, Bedri Pejani, Mehmet Gradica, Shaban Polluzha etj.; si edhe i përpjekjeve të mëdha të patriotëve që krijuan Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, të themeluar nga figurat më të shquara atdhetare, si Bajram Curri, Hoxhë Kadri Prishtina, Hasan Prishtina, Sali Nivica, Bedri Pejani, Hafiz Ismet Dibra etj., për mbrojtjen e shtetit të pavarur shqiptar, për demokratizimin e tij, për çlirimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi, të cilat u shkëputën padrejtësisht më 1913, si dhe për bashkimin e tyre me Shqipërinë.

Triumfi i Kombit do të vijë si realizim i Luftës së madhe gjithëkombëtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Komandantit Legjendar Adem Jashari për bashkimin e trojeve shqiptare. Këto janë ngjarjet më të mëdha historiko-kombëtare shqiptare.

Këto janë ngjarjet kulmore patriotike të sakrificave më të mëdha në historinë gjithëkombëtare shqiptare; janë ngjarje politike, diplomatike, strategjike dhe, sidomos, luftarake për shtetin dhe pavarësinë e të gjitha trojeve shqiptare, për mbrojtjen e tyre nga copëtimi midis Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë, me ndihmën dhe mbështetjen e fuqive të mëdha të Evropës franko-latine, britanike dhe sllavo-ruse.

Burimi: Bota Sot