Kikboksi, për herë të parë në historinë e Lojërave Mesdhetare, Kosova është pjesë e këtij momenti historik! Për herë të parë në histori, kikboksi është përfshirë në programin zyrtar të Lojërave Mesdhetare, duke shënuar një kapitull të ri për këtë sport në arenën ndërkombëtare.
Në edicionin Taranto 2026, ndër 10 shtetet pjesëmarrëse do të jetë edhe Republika e Kosovës, e cila do të përfaqësohet me krenari në këtë debutim historik. Delegacioni i Kosovës udhëhiqet nga Kryetari i Federatës së Kickbox-it të Kosovës, Fatmir Makolli, së bashku me Selektorin e Përfaqësueses, Ilir Menxhiqi.
“Garuesit që do ta përfaqësojnë Republikën e Kosovës janë: Edmond Sallahu dhe Shaban Duraku. Pjesëmarrja në këtë ngjarje historike është rezultat i punës, përkushtimit dhe sakrificës së vazhdueshme për zhvillimin e kikboksit në Kosovë.
Ky është një moment i rëndësishëm dhe një mundësi e jashtëzakonshme për ta prezantuar vendin tonë me dinjitet në një nga ngjarjet më prestigjioze sportive të rajonit mesdhetar”, tha Fatmir Makolli.