Ekskluzive | Kapet me mbi 8 gramë marihuanë pranë një pompe

0%

Një aksion i Policisë në Ferizaj ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie të marihuanës, pasi një 44-vjeçar u denoncua se dyshohej të posedonte lëndë narkotike. Sinjali mëson se i dyshuari është Agim Sherifi.

Sipas burimeve, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 31 korrikut, rreth orës , pasi njësitet patrulluese morën informacione se një person, i cili ndodhej pranë pompës së derivateve “V.B Petrol”, në magjistralen Ferizaj–Prishtinë, mund të posedonte substanca narkotike.

Pas lokalizimit të tij, Policia ka kryer kontroll trupor, ku në xhepin e pantallonave të Agim Sherifit është gjetur një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Në vendngjarje është njoftuar edhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Ferizaj, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është intervistuar lidhur me rastin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Substanca e sekuestruar është peshuar dhe ka rezultuar me 8.26 gramë marihuanë, e cila është konfiskuar në cilësinë e provës materiale. Me urdhër të Prokurorit, ndaj Agim Sherifit është iniciuar rasti për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa pas përfundimit të procedurave hetimore ai është liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com