Një objekt është përfshirë nga zjarr të premten pasdite, më 31.072026, në “Rrugën B” në Prishtinë. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale. Lajmi është konfirmuar për KALLXO.com, nga Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “B” në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt. Nuk raportohet për persona të lënduar” – tha Pllana për KALLXO.com. Pllana ka thënë se policia po kryen procedurat e nevojshme lidhur me incidentin.
