Mitaj kalon te Genoa në Serie A

0%

Genoa ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj, i cili i bashkohet klubit italian në formë huazimi nga Al-Ittihad, me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Sipas “Sky Sport Italia”, Genoa do t’i paguajë Al-Ittihadit 2 milionë euro për huazimin njëvjeçar, ndërsa në qershor të vitit 2027 do të ketë mundësinë ta blejë përfundimisht për 4.5 milionë euro të tjera. Vlera totale e operacionit arrin në rreth 6.5 milionë euro.

Për klubin italian bëhet fjalë për një investim të rëndësishëm për mbrojtësin e majtë, i cili javën e ardhshme do të festojë ditëlindjen e tij të 23-të. “Transferimi te një klub si Genoa dhe në Serie A ishte një objektiv për mua. Jam shumë i motivuar për të treguar se çfarë mund të bëj”, deklaroi Mitaj për faqen zyrtare të klubit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Reprezentuesi shqiptar do të mbajë fanellën me numrin 2 gjatë këtij sezoni. Për Mitajn kishte interes edhe nga Roma në Serie A, si dhe nga ish-klubi i tij AEK Athina, por në fund Genoa arriti të sigurojë firmën e tij. Futbollisti ndodhej që gjatë ditës së sotme në qytetin e Genovas, ku kreu vizitat mjekësore dhe në mbrëmje firmosi kontratën me klubin.

Pavarësisht moshës së re, Mitaj numëron tashmë 32 paraqitje me kombëtaren e Shqipërisë dhe iu bashkua Al-Ittihadit nga Lokomotiv Moska në vitin 2024. Drejtori i futbollit te Genoa, Diego Lopez, u shpreh i kënaqur me afrimin e mbrojtësit shqiptar.

“Mario është një lojtar që bashkon dy cilësi shumë të rëndësishme: aftësinë teknike për të ndërtuar lojën nga prapavija dhe forcën mendore të nevojshme për të luajtur me fanellën e Genoas”, deklaroi Lopez.

Burimi: Bota Sot