Më romantikë se kurrë, Brikena dhe Mateo me pushime së bashku në Turqi

0%

Brikena Selmani dhe Mateo Borri vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuar pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”. Ndonëse marrëdhënia e tyre ka kaluar nëpër ulje dhe ngritje, madje në një moment ata pranuan edhe ndarjen, tashmë duket se i kanë lënë pas mosmarrëveshjet.

Ribashkimi i tyre ndodhi gjatë një puntate të emisionit “Top Arena”, ku Mateo i bëri një surprizë Brikenës, duke i dhënë një tjetër drejtim historisë së tyre. Pas përfundimit të “Top Arena”, ku të dy kishin rubrikat e tyre me të ftuar të ndryshëm, çifti ka nisur pushimet së bashku në Turqi. Lajmin e kanë ndarë vetë përmes postimeve në rrjetet sociale.

Fillimisht, Brikena publikoi në InstaStory një video ku shfaqet dorë për dore me Mateon, duke treguar se po shijojnë disa ditë relaksi. Së fundmi, ajo ka ndarë edhe një fotografi me ish-finalistin e “Big Brother VIP 5”, e cila është shoqëruar me reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit e tyre. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com