Shpërndaje në: Menjëherë pasi që Lumir Abdixhiku është rikonfirmuar si kryetar Lidhjes Demokratike të Kosovës, ai dhe nënkryetari i partisë Lutfi Haziri kanë paralajmëruar rikthim në tavolinën e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje, për formimin e institucioneve.
Pas Kuvendit ku ai mori besimin për të vazhduar me udhëheqjen e LDK-së Abdixhiku, ka konfirmuar se partia e tij është e hapur për rikthim të menjëhershëm për negociata me Vetëvendosjen për formim të institucioneve. Ky proces ishte pezulluar për shkak të Kuvendit të ftuar të LDK-së, me inicimin e shkarkimit të Abdixhikut. Por në Kuvend, Abdixhiku mbijetoi votëbesimin.
Të enjten në mbrëmje në konferencën pas Kuvendit, Abdixhiku ka thënë se nga ky moment e heq pezullimin dhe LDK-ja hapet për diskutim për çështjen e institucioneve. Abdixhiku ka pranuar po ashtu se në takimin e parë me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka pasur diskutime edhe për “balancë të pushteteve”.
Sipas tij, kjo nënkupton që një parti e vetme s’mund të udhëheqë me të gjitha institucionet. Ai megjithatë mohoi se ka pasur dakordime të tjera.
Edhe Arbëri 9 o. më parë Haziri paralajmëron rikthim të menjëhershëm të bisedimeve me VV-në Edhe Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka paralajmëruar se qysh të premten (sot) do të ketë veprime në kuadër të diskutimeve për bashkëpunim me Vetëvendosjen për formim të institucioneve.
Në deklaratën për media pas Kuvendit të partisë, Haziri ka thënë se Abdixhiku pas rikonfirmimit si kryetar i partisë “nesër e rikthen autorizimin për kërkesën e dytë, e që është po aq e rëndësishme, për bashkëpunimin dhe përfundimisht thyerjen e këtij çarku të mbyllur politik në të cilin ka hyrë Kosova”.
Ai ka thënë se LDK-ja “do të angazhohet në përfaqësimin e interesit të Republikës, qytetarëve dhe të LDK-së”. “Nga nesër e tutje në mënyrën e njëjtë duhet të përballohet edhe përmbushja e kërkesës së dytë”, ka thënë ai. I pyetur për bashkëqeverisjen e mundshme me VV-në, Haziri ka thënë se bëhet fjalë për bashkëpunim “në tri parime”.
Edhe Arbëri Intensifikohet gara për kandidatët “Marrëveshje për të gjitha ose asgjë; kriter i dytë agjenda shtetërore, politikat sektoriale, programet qeverisëse dhe e treta ndarja e përgjegjësive konform të dy të parave”, ka përfunduar ai. Abdixhiku të enjten u rikonfirmua si kryetar i LDK-së.
Para këtij Kuvendi ai pati mbajtur një takim me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për formim të institucioneve. KOHA pati raportuar se është arritur marrëveshje në parim mes dy liderëve. Por negociatat u pezulluan pas Kuvendit të iniciuar për shkarkimin e Abdixhikut nga LDK-ja.
