Hapën derën pas ziles, katër grabitës hyjnë me armë në një banesë në

0%

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një banesë në Prishtinë, ku pesë persona kanë raportuar se janë sulmuar dhe grabitur nga katër persona të armatosur. Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më , ndërsa ngjarja kishte ndodhur më 28 korrik rreth orës . Viktimat, një grua dhe katër burra, kanë deklaruar se derisa ndodheshin në banesën e tyre, dikush kishte rënë ziles së derës.

Pasi e kishin hapur derën, katër persona kishin hyrë me forcë në banesë dhe, nën kërcënimin e armës, u kishin grabitur telefonat mobilë dhe stolitë me vlerë. Gjatë incidentit, dy nga viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve janë duke vazhduar. “Prishtinë – .

Me pesë viktimat, një femër dhe katër meshkuj, kanë raportuar se deri sa ishin në banesën e tyre, ka rënë zilja dhe pasi kanë hapur derën, katër persona kanë hyrë brenda dhe nën kërcënimin e armës u kanë grabitur telefonat dhe stolitë që kishin në vlerë. Dy nga viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet.”

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot