MPB: Një fëmijë dyvjeçar nga Kumanova u helmua me tretës për ngjyrë,

0%

Policia e Kumanovës ka evidentuar një rast të helmimit të një fëmije me tretës ngjyre, përcjell. Nga MPB thonë se fëmija është dërguar në Qendrën Klinike për Trajtim. “Dje, rreth orës , në SPB Kumanovë nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës është raportuar se aty ishte sjellë një fëmijë dyvjeçar nga Kumanova, i cili ishte helmuar me tretës për ngjyrë.

Pas dhënies së ndihmës mjekësore, fëmija është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për trajtim të mëtejshëm. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Burimi: Telegrafi