Emisarja britanike: Lista e publikuar e viktimave të luftës

0%

Shpërndaje në: Mbretëria e Bashkuar vazhdon mbështetjen për paqe dhe siguri të qëndrueshme në Kosovë e rajon, ka thënë e dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce. Teksa ka folur për listën e parë institucionale të viktimave që Kosova ka publikuar, ajo i ka vlerësuar gjetjet si kontribut i rëndësishëm.

“Këto gjetje janë një kontribut i rëndësishëm drejt vendosjes së provave të bazuara në fakte dhe llogaridhënies për më shumë se 13,000 njerëz që humbën jetën ose u zhdukën gjatë konfliktit në Kosovë, dhe shumë të tjerë që u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe pësuan humbje, lëndime ose trauma”, ka përcjellë Ambasada britanike reagimin e saj.

Pierce ka thënë tutje se ngjarjet tragjike në Kosovë janë ndër periudhat më të errëta në historinë evropiane, ndërsa ka kërkuar angazhim të të gjitha komuniteteve për paqe. “Ngjarjet tragjike në Kosovë janë ndër periudhat më të errëta në historinë e kohëve të fundit të Evropës dhe ne duhet të mësojmë nga kjo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Paqja e qëndrueshme kërkon që të gjitha komunitetet të angazhohen sinqerisht me të kaluarën dhe të punojnë drejt së vërtetës, pajtimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë”, ka deklaruar Pierce. Pas më shumë se 27 vjetësh nga përfundimi i luftës, Kosova më 29 korrik ka publikuar listën e parë institucionale të viktimave të dokumentuara.

Lista preliminare përfshin në total 13,227 të vrarë, të zhdukur me dhunë dhe të vdekurit si pasojë e luftës, prej të cilëve 12,230 deri në qershor 1999, e 997 pas kësaj periudhe. Lista mbetet preliminare dhe do të përditësohet me të dhëna të reja.

Burimi: Koha