KFOR-i amerikan dhuron pajisje për zjarrfikësit e Ferizajt

0%

Brigada e Zjarrfikësve në Ferizaj ka pranuar një donacion nga Brigada Shumëkombëshe Lindje e KFOR-it amerikan, e vendosur në kampin “Bondsteel”.

Sipas njoftimit të Komunës së Ferizajt, në ceremoninë e pranimit të donacionit mori pjesë drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, Alberton Sahiti, ndërsa pajisjet u pranuan nga komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Zymri Krasniqi.

Krasniqi e cilësoi donacionin si të rëndësishëm për brigadën, duke theksuar se ai do t’i përmirësojë kushtet e punës dhe do t’i rrisë kapacitetet operative të zjarrfikësve. Gjatë ceremonisë u nënshkrua edhe një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Brigadës Shumëkombëshe Lindje të KFOR-it dhe Brigadës së Zjarrfikësve në Ferizaj, me synim thellimin e bashkëpunimit në fushën e emergjencave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sahiti falënderoi përfaqësuesit e KFOR-it për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com