Neritan Nallbati është emëruar në Akademinë e Sigurisë. Mësohet se Nallbati i ka përfunduar mandati si kreu i Departamentit të Policisë Kriminale. Ndryshime ka patur dhe në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Kreu i këtij departamenti Pëllumb Seferi gjithashtu është transferuar në Akademinë e Policisë.
Në vend të Pëllumb Seferit është komanduar Artan Bajraktari, kurse në vend të Neritan Nallbatit është komanduar Arjan Muça. Ndërsa në ditët në vijim pritet që të zgjidhen krerët e rinj të departamenteve në Policinë e Shtetit.
