GUIDEKS ka njoftuar se është akredituar si institucioni i vetëm në Kosovë për ofrimin e kualifikimeve profesionale për Udhërrëfyes Turistik Kombëtar dhe Udhërrëfyes Turistik Lokal.
Sipas njoftimit të GUIDEKS, akreditimi është rezultat i viteve të punës, përkushtimit dhe bashkëpunimit me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, trajnerë, ligjërues dhe institucione që kanë mbështetur profesionalizimin e këtij profesioni.
“Ky është rezultat i viteve të punës, përkushtimit dhe bashkëpunimit të ekipit të GUIDEKS me ekspertë lokal e ndërkombëtar, trajnerë e ligjërues të angazhuar dhe institucioneve që besuan në rëndësinë e profesionalizimit të këtij profesioni”, thuhet në njoftim.
Tutje, GUIDEKS vlerëson se ky akreditim nuk përfaqëson vetëm një sukses për organizatën, por edhe një arritje për sektorin e turizmit në Kosovë, pasi krijon bazë për përgatitjen profesionale të udhërrëfyesve sipas standardeve vendore dhe ndërkombëtare. Po ashtu, është bërë e ditur se së shpejti do të publikohen njoftimet për ciklet e reja të trajnimeve që do të ofrojë GUIDEKS.
