Chivu: Klubi e di çfarë përforcimesh dua

0%

Në prag të miqësores ndaj Manchester City në Hong Kong, trajneri i Interit, Cristian Chivu, dërgoi një mesazh të qartë për drejtuesit në lidhje me merkaton: “Klubi e di si mendoj, na duhen lojtarë që ta rrisin nivelin e skuadrës. Duhet durim, sepse merkatoja është e gjatë. Ekipi është tashmë konkurrues, por duhet të marrim futbollistë të rëndësishëm për t’u përmirësuar.

Të gjithë e dimë se ku na mungon diçka”. Chivu iu referua veçanërisht krahut të djathtë, ku Denzel Dumfries ende nuk është zëvendësuar, ndërsa Diouf është në fazën e përshtatjes. Në mesfushë, trajneri rumun shpreson të sigurojë transferimin e Curtis Jones.

Me humor, ai iu drejtua edhe një gazetari anglez: “Do të ishte mirë sikur klubet tuaja t’i shpenzonin më shumë paratë jashtë Anglisë sesa brenda saj, ku çmimet janë shumë të larta. Megjithatë, ne arritëm të marrim John Stones, i cili i shton shumë mbrojtjes sonë për nga cilësia, eksperienca dhe personaliteti”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në fillim të konferencës për shtyp në stadiumin “Kai Tak”, Chivu kujtoi edhe Franco Baresin: “ Kushdo që e do futbollin është i trishtuar për humbjen e një ikone të këtij sporti. Më vjen keq edhe për një njeri ende të ri që u largua nga jeta”.

Burimi: Bota Sot