Vdekjet në vendet e punës, KMDLNj: 32 viktima gjatë vitit të kaluar,

0%

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas rasteve të fundit të humbjes së jetëve në vendet e punës, duke vlerësuar se kushtet e sigurisë për punëtorët në Kosovë mbeten alarmante. Sipas KMDLNj-së, gjatë vitit të kaluar në Kosovë humbën jetën 32 punëtorë, kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë.

“Vitin e kaluar në Kosovë humbën jetën 32 punëtorë kryesisht në fushën e ndërtimtarisë” , thuhet në reagim. Organizata rikujton se në vazhdimësi ka kërkuar përmirësimin e kushteve të punës dhe shtimin e inspektimeve si masë parandaluese, ndërsa ka propozuar që mjetet e mbledhura nga gjobat të përdoren për familjet e viktimave dhe punëtorët që mbesin me invaliditet të përhershëm.

KMDLNj thekson se ka identifikuar një sërë faktorësh që ndikojnë në aksidentet fatale në vendin e punës. “ KMDLNj ka identifikuar mungesën e masave mbrojtëse, kushtet atmosferike, kualifikimin jo të duhur, shëndetin, moshën dhe mbikëqyrjen e pamjaftueshme institucionale si shkaktarët kryesorë të humbjes së jetëve të punëtorëve në vendin e tyre të punës” , thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, organizata vlerëson se shumë punëtorë nuk kanë kontrata pune, duke ua pamundësuar realizimin e të drejtave të tyre. “ Për fat të keq askush nuk ka nxjerrë mësime nga humbja e jetëve, të evitueshme, pa asnjë dyshim dhe, për pasojë edhe viti 2026 nuk ka ndryshuar në të mirë të sigurisë për punëtorët dhe jetën e tyre”, t hekson KMDLNj.

Sipas reagimit, gjendja e rëndë ekonomike i detyron shumë qytetarë të pranojnë kushte të pasigurta pune. “ KMDLNj ka konstatuar se për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike punëtorët pajtohen me çdo kusht që u ofrohet nga punëdhënësi prandaj kemi një numër aq të madh të jetëve të humbura”, thuhet në reagim.

KMDLNj kërkon rritjen e numrit të inspektorëve në terren ose angazhimin e një kompanie mbikëqyrëse me kapacitete profesionale, duke theksuar se përplasjet politike nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit. “ Luajtja ping-pong midis politikanëve duke i hedhur përgjegjësinë njëri-tjetrit aspak nuk ndihmon këtë çështje aq të ndjeshme.

Përkundrazi, vetëm bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional mund të parandalojë humbjen e jetëve ”, thuhet në reagim. Në fund, KMDLNj thekson se e drejta për punë nuk mund të ketë kuptim pa garantimin e të drejtës për jetë.

“ E drejta për punë është e drejtë elementare e njeriut mirëpo kjo e drejtë nuk ka asnjë vlerë nëse nuk garantohet e drejta për jetë mbi të cilën ngriten dhe ndërtohen të gjitha të drejtat tjera ”, përfundon reagimi.

Burimi: Bota Sot