Ballkani do të zbresë sonte në fushë për ndeshjen kthyese të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku do të përballet me Bohemians në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora . Skuadra nga Suhareka synon ta përmbysë disavantazhin 2:1 nga ndeshja e parë dhe të sigurojë kalimin në fazën e ardhshme të garës.
Klubi u ka bërë thirrje tifozëve që të jenë të pranishëm në stadium dhe ta mbështesin ekipin. “Bashkë për kualifikim! Të enjten, nga ora , Ballkani zbret në fushë për ndeshjen vendimtare ndaj Bohemians. Stadiumi ‘Fadil Vokrri’. Na duhet zëri i secilit prej jush! ”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Ballkani në rrjetet sociale.
