Shpërndaje në: Përfaqësues të ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”, të asistuar nga Policia e Kosovës kanë nisur aksionin e radhës për rrënimin e hotelit “Jezero” në pronën e kësaj ndërmarrje, përreth Liqenit të Ujmanit. Siç ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, aksioni po asistohet nga Policia e Kosovës.
Elshani ka bërë të ditur se Policia po e asiston ndërmarrjen “Ibër-Lepenci”, si dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës gjatë këtij procesi. Aksioni është ndërmarrë pasi ka skaduar afati i vendosur nga “Ibër-Lepenci” për shfrytëzuesit e objektit që ta lirojnë pronën, për të cilën ndërmarrja ka deklaruar se është uzurpuar.
