Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, kërkojnë

0%

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë kanë hyrë në grevë për shkak të vonesës së pagave. Ata bëjnë të ditur se ende nuk e kanë marrë pagën e muajit qershor. Greva ka nisur këtë javë, por sipas punëtorëve, ajo nuk ka sjellë efekt të madh, pasi aktualisht nuk ka mësim në shkolla.

Punëtori Sejdi Salihu, për median tha se rreth 200 punëtorë teknikë janë prekur nga kjo situatë dhe kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për zgjidhjen e problemit dhe ekzekutimin e pagave të tyre. “Pagën e qershorit ende nuk e kemi marrë” , ka deklaruar ky punëtor teknik.

Punëtorët kërkojnë që çështja e tyre të trajtohet me urgjencë, pasi vonesat në pagesa po u shkaktojnë vështirësi në përballimin e shpenzimeve të përditshme. Media ka kërkuar të marrë përgjigje nga Komuna e Prishtinës, si dhe nga Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat, por deri në publikim të artikullit, përgjigje nuk kemi marrë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot