Shpërndaje në: Klubi kilian, Colo-Colo, po kërkon leje që portieri i ri, Vozinha, të përdorë nofkën e tij të futbollit në fanellë, kur të debutojë muajin e ardhshëm. Rregullat në shtetin e Amerikës së Jugut e ndalojnë këtë. 40-vjeçari u bë sensacion i Kupës së Botës, falë paraqitjeve impresive me Kepin e Gjelbër.
Pas paraqitjeve me vendin e vogël afrikan dhe famën botërore në rrjetet sociale, Vozinha do të luajë për gjashtë muaj në klubin e njohur të Kilit, Colo-Colo. Rregullat e ligës në Kili nuk lejojnë lojtarët të përdorin nofka në fanellat e tyre. Në fanella, sipas rregullave, lejohet vetëm mbiemri i babait apo i nënës. Mbiemrit mund t’i shtohen inicialet e emrit.
Rregullat e ndalojnë qartë përdorimin e nofkave në fanellë. Por ka pasur përjashtime të mërpashme të lejuara nga autoritetet e futbollit në këtë vend. Colo-Colo shpreson se do t’i lejohet portierit veteran të përdorë nofkën Vozinha, me të cilën u bë i njohur në gjithë botën. Emri i tij i vërtetë është Josimar Jose Emora Dias. “Kemi këtë problem.
Fola me drejtues të ligës dhe shenjat janë të mira. Ekziston një Këshill i Presidentëve, që është thirrur për një takim të premten. Kam folur me disa presidentë të klubeve të tjera dhe ata më kanë treguar qëndrimin e favorshëm që ai të luajë me emrin Vozinha, duke pasur parasysh se e bëri këtë në ngjarjen më të rëndësishme në botë”, ka thënë presidenti i Colo-Colo, Anibal Mosa.
Edhe Futboll 2 pri 2026 Humbja e Kosovës nga Turqia “prek” edhe klubet Nofka Vozinha do të thotë “gjyshe e vogël” në gjuhën portugeze. Portierit iu dha nga fëmijët më të mëdhenj, kur ai ishte i vogël dhe qante kur humbte ndeshjet e futbollit në rrugë. Vozinha kthehej në shtëpi te gjyshërit e tij me të cilët jetonte.
Marrëveshja me Colo-Colo është e vlefshme për gjashtë muaj, me mundësi të vazhdimit për një vit tjetër. Vozinha së fundi bëri karrierë në kategorinë e dytë portugeze. Ka luajtur edhe në klube në Angola, Qipro, Moldavi dhe Sllovaki. Dhe famën globale e arriti në Botërorin në SHBA, Kanada e Meksikë.
