Dy vite nga medalja e pestë olimpike për Kosovën

0%

Sot rikujtojmë një nga momentet më të veçanta të sportit ë Kosovës. “Dy vite më parë, në Lojërat Olimpike Paris 2024, xhudistja Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë olimpike, duke i sjellë Kosovës medaljen e saj të pestë olimpike.

Nën udhëheqjen e Kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajneres Majlinda Kelmendi, Laura u bë pjesë e historisë olimpike të vendit tonë, duke shtuar edhe një kapitull të rëndësishëm në rrugëtimin e artë të xhudos kosovare. Një arritje që vazhdon të na bëjë krenarë dhe një moment që do të kujtohet gjithmonë”, ka shkruar FXHK.

Burimi: Bota Sot