5 raste të dhunës në familje u raportuan në Kosovë gjatë 24 orëve të

0%

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit. Në kryeqytet, më , rreth orës , raportohet se një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Viktima në këtë rast nuk ka pranuar të marrë tretmanin mjekësor, ndërsa burri me vendim të prokurorit, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa rasti tjetër është raportuar në Komoran, rreth orës , ku është arrestuar një person pasi që pas një mosmarrëveshjeje verbale ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tij. Nga policia mësohet se tre viktima kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër është raportuar në Kaçanik, rreth orës , ku thuhet se një grua në vazhdimësi ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj. Si pasojë e këtij raportimi thuhet se me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në Pejë, rreth orës , policia bën të ditur se është raportuar se një nënë në vazhdimësi ka pësuar dhunë nga djali i saj i cili është arrestuar. Pas intevistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt. Policia tutje ka njoftuar se nëna është dërguar në shtëpi të sigurt.

Ndërsa në Gjakovë, rreth orës , policia ka njoftuar se është arrestuar një person pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje në familje e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij i cili ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Burimi: Kallxo