Vllaznia do të rikthehet sërish në fushë për të zhvilluar një tjetër miqësore, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri në Superiore. Këtë herë, “djemtë” e Edi Martinit do të sfidojnë Burrelin, të premten prej orës . Takimi që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” do t’i shërbejë trajnerit të shkodranëve për të studiuar akoma më shumë gjendjen e lojtarëve të tij.
Kujtojmë se një ditë më parë, kuqeblutë fituan me rezultatin 3-0 përballë një rivalit të Superiores, Laçit, ky sinjal pozitiv e ndihmon Martinin që të provojë të rimëkëmbë skuadrën nga një situatë aspak e lehtë, pas përvojës negative në Conference League.