Imri Ahmeti flet para Kuvendit: Shkarkimi i Abdixhikut është në të

0%

Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe ish-sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Imri Ahmeti, ka deklaruar se shkarkimi i Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të partisë është në të mirë të së ardhmes së LDK-së dhe vendit.

Ahmeti ka thënë se vazhdon t’i qëndrojë deklaratës së tij për shkarkimin e Abdixhikut, teksa ka theksuar se ai kishte kërkuar reflektim pas rezultateve të zgjedhjeve. Ai ka përmendur se në janar kishte dhënë dorëheqje nga pozita e sekretarit të partisë, si dhe nga posti i kryetarit të Degës së LDK-së në Lipjan. “Unë kam reflektuar.

Qysh në Kuvendin e janarit kam kërkuar dorëheqjen nga posti i sekretarit të partisë dhe kam ofruar edhe dorëheqjen në Kuvendin Komunal si kryetar dege. Të shohim sot Kuvendin nëse do ta fuqizojë idenë tonë për të reflektuar lidhur me rezultatet e zgjedhjeve”, tha Ahmeti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së është mbledhur sot me një pikë të vetme të rendit të ditës – shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com