Real Madrid ka nisur zyrtarisht bisedimet me Manchester Cityn për transferimin e mesfushorit spanjoll, Rodri. Sipas raportimeve të Sky Sport Germany, klubi anglez kërkon rreth 75 milionë euro për kartonin e 30-vjeçarit, ndërsa kampionët e Evropës janë të gatshëm të ofrojnë më shumë se 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.
Raporti thekson gjithashtu se vetë Rodri është i interesuar të transferohet në Madrid, duke e parë me sy pozitiv mundësinë për t’u bashkuar me Realin. Bisedimet mes dy klubeve janë ende në fazat e para dhe mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë një marrëveshje për shumën e transferimit në ditët në vijim.
