Macron dënon sulmet ruse në Ukrainë dhe incidentin në hapësirën

0%

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar pas sulmeve të fundit ruse ndaj disa rajoneve të Ukrainës, duke i dënuar fuqimisht veprimet e Moskës dhe incidentin e raportuar në hapësirën ajrore të Polonisë. Sulmet e kryera gjatë natës kanë shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale në Ukrainë.

Sipas raportimeve, të paktën tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur, përfshirë edhe raste ku janë prekur ndërtesa civile. Paralelisht me sulmet në Ukrainë, autoritetet kanë raportuar për një objekt të paidentifikuar që është rrëzuar në një zonë të Polonisë, afër kufirit me Ukrainën, duke ngritur shqetësime për sigurinë rajonale.

Macron ka deklaruar se Franca qëndron përkrah Ukrainës dhe aleatëve të saj, duke theksuar se mbështetja për sigurinë e partnerëve evropianë mbetet e pandryshuar. “Franca dënon fuqimisht sulmet ruse, të cilat shkaktuan vdekjen e civilëve në Ukrainë, si dhe shkeljen e hapësirës ajrore polake. Mbështetja jonë për Ukrainën dhe aleatët tanë mbetet e palëkundur”, ka shkruar Macron.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deklarata e liderit francez vjen në një kohë kur tensionet në Evropën Lindore vazhdojnë të jenë të larta, ndërsa aleatët perëndimorë po monitorojnë nga afër zhvillimet në rajon. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com