Kush pritet të jetë trajneri i ri i Newcastle Unitedit?!

0%

Skuadra e Newcastle Unitedit pritet të mbetet pa trajner gjatë këtyre orëve. Gazetari italian, Fabrizio Romano raportoi se Eddie Howe do të largohet menjëherë nga “St James Park”. Po i njëjti gazetar raporton se kandidati për t’u ulur në stolin e Newcastle Unitedit është Matthias Jaissle. 38-vjeçari momentalisht është pjesë e Al-Ahli në Arbinë Saudite ku ka kontratë deri në vitin 2027.

Por, pikërisht trajneri gjerman shihet si favorit për të zëvendësuar të larguarin, Howe..

Burimi: Bota Sot